Revit 2022 është i ndërlidhur me ju

Ky është versioni të cilin e keni pritur. Me Revit 2022, ne u dyfishuam aty ku Revit është më se i përdorshëm për ju. Duke u bazuar në preferencat e juaja dhe kërkesat e famshme ne jemi duke paraqitur një mundësi të projektit më efikas për t’u dokumentuar rrjedhat e punës, e kemi përmirësuar ndërveprimin për ekipet e projektimit përgjatë të gjitha fazave të projektimit si dhe një ngritje për sa i përket produktivitetit të projektimit në një nivel të ri i cili do ta ngrit kualitetin e jetës gjatë punës me Revit.

Preferencat e juaja e përcaktojnë rrjedhën e zhvillimit

Revit 2022 ofron një pako të tipareve e cila është votuar me më shumë se 8,000 vota për idetë për sa i përket Revit. Për sa i përket koordinimit të modelit, komunikimit të qëllimit të projektit si dhe dokumentimit të projektit – ky është një version super i mbushur i Revit. Revit 2022 nuk është i përqëndruar vetëm te arkitektët dhe inxhinierët mirëpo në mënyrat interaktive ashtu që ju të punoni së bashku. Në lidhje me këtë, këto janë hapësirat kyçe ku Revit 2022 ka vu theks në BIM proceset e juaja dhe rrjedhën e punës.

Lidhe Revit-in me veglat të cilat i përdorni çdo ditë

Ne jemi duke u siguruar që ekipet e juaja projektuese mund të punojnë me Revit si dhe veglat e tyre të përzgjedhura të softuer-it. Revit aktualisht është i vetmi softuer i certifikuar nga Building Smart International për që të dy eksportet IFC4 arkitekturore dhe inxhinierike, pra Revit 2022 e ofron eksportimin IFC4 që në start. Ju na keni thënë që ju keni nevojë për përkrahje më të mirë për standardet e hapura, prandaj ne jemi duke e adaptuar mënyrën që ekipet e projektimit mund ta shfrytëzojnë Revit për të punuar në platforma, diciplina dhe industri të ndryshme. Certifikata e eksportit IFC4 për MEP është në radhën e qëllimeve. Projekti i fazës së hershme është në fokusin e këtij versioni. Juve ju duhen opsione dhe ju i keni preferencat e juaja. Tash ju mund ti lidhni file-at Rhinoceros® 3DM drejtëpërsëdrejti me Revit 2022, si dhe një komunikim më të mirë në mes të Revit dhe FormIt Pro është vënë në funksion. Që të dy përmirësimet e lehtësojnë rrjedhën nga faza-fillestare e koncept projektit e deri te definimi i zhvillimeve të avancuara të projektit. Ngjashëm, proceset e punës në Revit dhe Inventor ndërlidhin proceset e prodhimit me BIM. Inventor 2022 assemblies mund të eksportohen si file me RTV, duke e ofruar lidhjen direkte me projektet e Revit si dhe duke ndërtuar lidhjen në mes të projektit arkitekturor dhe fabrikimit arkitekturor. Këto përmirësime reflektojnë atë që ju e keni kërkuar nga ne: ju keni dëshiruar të keni liri në punë me veglat e punës sipas përzgjedhjes suaj, dhe Revit është motori juaj për dokumentimin dhe koordinimin e projektimit të bazuar në model.

Caktoni oraret sipas dëshirës suaj

Për sa i përket dokumentimit, Revit 2022 instalohet me pako dhe tipare të shumëta me fokus në komunikimin e idesë së qëllimit të projektit dhe arritjes së kompletimit të fazave të projektimit. Ju do të gjeni shumë përmirësime për sa i përket orareve, shënimit, tag-ave, shkarkimi i versioneve të reja të cilat e shndërrojnë setup-in e projektit dhe bazën e të dhënave më precize, më të shpejtë dhe me më pak gabime. Tags rrotullues, numërimi fleksibil i rishikimit, shënimi i pjerrësive dhe lartësive me pika si dhe paraqitja e rrjetës “grid” në pamjet 3D që të gjitha janë aftësi të mprehura të Revit si mjet për kapjen dhe komunikimin e qëllimit të projektit.

Në Revit 2022 ka diçka për të gjithë

Ju e përdorni Revit për të bërë shumë gjëra. Përmirësimet nga të cilat secili përfiton janë në zemrën e këtij versioni, mirëpo modelimi më i mirë dhe aftësitë projektuese janë vënë në pah nga arkitektët. Revit 2022 ofron profile të mureve me lartësi të ndryshueshme dhe mure të pjerrëta për editim sikurse që janë pajisjet e shërbimeve për ushqim dhe mjekësi, qarkullimin vertikal dhe më shumë. Po ashtu Revit përmban edhe risitë e mëvonshme sikurse që janë veglat për Projektimin Gjenerativ dhe Analizat e Linjës duke ju ofruar përkrahje më të mirë për gjeometri dhe vendime të mirë-informuara gjatë projektimit. Inxhinierët e të gjitha fushave përfitojnë nga veglat e përmirësuara për dokumentim. Inxhinierët e strukturës po ashtu për sa i përket përmirësimeve për lidhjet e elementeve nga çeliku dhe armimit janë të kënaqur me përmirësimet. MEP Inxhinierët dhe parafabrikuesit përfitojnë nga oraret e përmirësuara të cilat e lehtësojnë përmes veglave arritjen e qëllimit të projektimit përmes dokumenteve në Revit. Vegla prej projektimit deri te parafabrikimi është përmirësuar për të ofruar rrjedhë të punës më të përshtatshme. Analiza e sistemit të mekanikës është përmirësuar dukshëm – nga aftësia për paraqitjet 3D të modeleve analitike të energjisë, të ngarkesave të detajuara si dhe raportet e drejtpërdrejta në Revit.

Filloni tani

Eksploroni tiparet e reja të qasjes në llogarinë tuaj të Autodesk dhe shkarkoni versionin e fundit.
Nëse ende nuk jeni abonuar, na kontaktoni si partnerë të autorizuar nga Autodesk për Kosovë dhe Shqipëri, për të ju asistuar në shkarkimin e versioneve provuese (trial) për 30 ditë shfrytëzimi, apo për të marrë ofertën për Revit 2022.