AutoCAD 2022 ngrit projektimin në nivel tjetër përmes ndërlidhjes së fazave dhe automatizimit që ju ofron mundësi t’i kushtoni kohë asaj që ka më shumë rëndësi: krijimin e projekteve të shkëlqyera.

I mbushur me plot mundësi, AutoCAD duke përfshirë veglat e specializuara paraqet një CAD softuer që shfrytëzohet nga miliona inxhinierë, siguron qasje në shtatë mjete specifike të industrisë me automatizëm për të përshpejtuar punën, përfshin web aplikacionin e AutoCAD dhe aplikacionet mobile, për të hyrë në mbretërinë e AutoCAD në çdo kohë dhe kudo, me karakteristika të reja më moderne.

Transformimi i mënyrës si ju punoni, tiparet e reja si TRACE dhe SHARE kthejnë procesin e rishikimit nën kontroll të plotë, falë mundësisë së bashkëpunimit me ekipe dhe kolegë në mënyrë dixhitale dhe të sigurt me AutoCAD nga kudo. Me funksionin e ri COUNT, ju mund të anashkaloni numërimin manual, duke kursyer kohë dhe duke përmirësuar saktësinë me numërimin e automatizuar të blloqeve dhe elementeve gjeometrike.

AutoCAD duke përfshirë veglat e specializuara ju ofron mundësinë e përdorimit të veglave specifike të industrisë, sikurse që janë ato Mekanike, Elektrike dhe Arkitekturore, të cilat ndihmojnë në rritjen e produktivitetit duke automatizuar punën dhe duke ofruar biblioteka që përmbajnë qindra mijëra pjesë inteligjente, simbole dhe tipare.

AutoCAD 2022, web aplikacioni dhe aplikacioni mobil i AutoCAD-it ju ofrojnë mundësinë e përvojës së ndërlidhur me fazat e projektit. Ju fitoni fleksibilitet për të punuar në AutoCAD në desktop, në internet dhe pajisje të lëvizshme. Tani mund të i ndani dhe shënjoni skedarët DWG në web dhe në aplikacionet mobile. Dhe me aplikacionin në internet AutoCAD tani mund të ngarkoni shabllonet (templates) për punë, stile të të shtypurit dhe skedarë të tjerë përkrahës për të krijuar skedarë DWG që plotësojnë më mirë standardet e punës së kompanisë suaj.

Përveç lidhjes së të gjitha pajisjeve, me AutoCAD 2022 ju mund të lidheni me produkte të tjerë brenda familjes së Autodesk. Me funksionin e ri “Push to Autodesk Docs”, ju mund të publikoni vizatimet tuaja nga AutoCAD në Autodesk Docs, ndërsa me web aplikacionin e AutoCAD tani mund të lidheni me skedarët e ruajtur në Autodesk Docs dhe Autodesk Drive. Kjo ju ofron rrjedhë më të lehtë të punës dhe ndarjen e skedarëve midis AutoCAD 2022 dhe produkteve të tjera të familjes së Autodesk.
Nuk përfundon me kaq. AutoCAD gjithashtu lidhet me ofruesit kryesorë të cloud hapësirës për ruajtje, duke përfshirë Google Drive, Microsoft OneDrive, Box dhe Dropbox.

“Publikimi i versionit të këtij viti është kulmi i inovacionit të vazhdueshëm të AutoCAD, me focus në automatizim dhe bashkëpunim”.
Në artikullin në vazhdim mësoni për të rejat e versionit më të ri AutoCAD 2022, dhe se si mund të përfitoni nga to.

“E shtyn projektin përpara duke ju ndihmuar të punoni më mençur e jo më gjatë, kështu që si rezultat ju përfitoni kohë shtesë ashtu që t’ia kushtoni atë asaj që është e rëndësishme.”

Le ta shtjellojmë mënyrën se si mund të përfitoni nga risitë e AutoCAD 2022 dhe AutoCAD LT 2022.

Kanalizoni ciklet e rishikimit të vizatimit me TRACE

TRACE përmirëson bashkëpunimin dixhital, duke ju mundësuar të punoni me bashkëpunëtorët përmes çdo pajisje. Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj mund të shënoni skedarët DWG pa ndonjë ndryshim në vizatimin ekzistues. Bashkëpunëtorët tuaj, për shembull, mund të krijojnë një TRACE në web ose në aplikacionin mobil dhe të shënojnë ndryshimet e dizajnit që ata dëshirojnë të implementohen. TRACE mund të hapet në AutoCAD në desktop, ku mund të shihni automatikisht reagimet në kontekstin e skedarit DWG ashtu që të inkorporoni ndryshimet. Kjo është një rrjedhë pune dixhitale disa nivelëshe që ju lejon të bashkëpunoni me ekipin tuaj kudo që janë dhe kanalizon ciklin e rishikimit të vizatimeve.

Përmirësoni procesin tuaj të bashkëpunimit me SHARE

Me Share, ju mund të ndani punën tuaj të mbrojtur nga aspekti i sigurisë me ekipin apo kolegët tuaj drejtë për së drejti nga AutoCAD. Duke e shfrytëzuar SHARE, ju mund të përzgjedhni nivelet e qasjes, sikurse që janë “View only” ose “Edit”, dhe t’i dërgoni kopjet e kontrolluara të punimeve ekipeve tuaja. Ju mund të krijoni apo t’i ndani linqet nga AutoCAD dhe web aplikacioni i AutoCAD dhe linqet hapen në mënyrë të drejtëpërdrejtë. SHARE ju ofron më shumë mundësi për të kontrolluar dhe është mënyrë e sigurt e bashkëpunimit dixhital me ekipin tuaj në çdo kohë dhe nga kudo.

Rritni nivelin e saktësisë përmes automatizimit me COUNT

Puna në ditët e sotme kërkon inovacion të vashdueshëm dhe çdo gjë lidhet me automatizimin. COUNT e automatizon numërimin e blloqeve ose gjeometrisë ashtu që ju kurseni kohën dhe zvogloni mundësinë e gabimeve. Ju mund të eksportoni të dhëna të shënuara në mënyrë dinamike dhe të azhurnoni shpejt. Duke e eliminuar numërimin manual, ju e eliminoni numërimin e pasaktë të pjesëve ose duke porositur sasi jo-korrekte.

“COUNT do t’ju kursej sasi domethënëse të kohës duke e eliminuar nevojën për numërimin e blloqeve në vizatim dhe kështu duke e eliminuar gabimin e numërimit si pasojë e punës manuale nga njeriu. Kjo është një fitore e madhe.” – Chad, CAD Koordinator i Korporatës.

Përmirësoni efikasitetin me Push to Autodesk Docs

Push to Autodesk Docs e përmirëson efikasitetin e rrjedhës së punës përbrenda familjes së Autodesk-ut duke ju mundësuar të publikoni CAD faqet e vizatuara si PDF drejtpërsëdrejti nga AutoCAD në Autodesk Docs. Ju më nuk keni nevojë për të ruajtur PDF në mënyrë lokale, thjesht hapni web faqen tuaj, ose i ngarkoni faqet në cloud.

Shikoni dhe editoni disa vizatime njëkohësisht me Floating Windows

A keni kërkuar një mënyrë për të shikuar dhe edituar vizatimet njëkohësisht në një paraqitje të AutoCAD? Me mundësinë e re Floating Windows, tani mund ta bëni këtë. Floating Windows i ndryshon rregullat e punës suaj. Ju ofron mundësinë e nxjerrjes së tab-eve gjatë punës krahas njëra tjetrës, ose në ekrane të ndryshme njëkohësisht në AutoCAD.

“Përmes Floating Windows, ju mund të përfundoni punën tuaj përbrenda të qintës së sekondës në krahasim me hapjen e AutoCAD përsëri dhe të gjeni vizatimin. Tani, ju vetëm klikoni, tërhiqeni dhe me kaq merr fund.”, – Brett, Teknik Draftues III.

Lidhja me Autodesk Drive dhe Autodesk Docs

Me AutoCAD web dhe aplikacionet mobile, ju mund t’i qaseni dokumenteve tuaja ne cloud. Këtë vit, janë shtuar lidhjet me Autodesk Drive dhe Autodesk Docs në aplikacionin e Autodesk web ashtu që ju do të mund t’i qaseni në mënyrë të përshtatshme dokumenteve tuaja përbrenda familjes së Autodesk. Me këto integrime të reja, ju mund të përfitoni nga avantazhi i qasjes në çfarëdo kohe në cilindo dokument DWG me AutoCAD.

Përmirësimet dhe rritja e nivelit të performancës

AutoCAD 2022 përmban përmirësime të cilat shtrihen nga instalimi më i shpejt dhe i përshtatur me nevojën e shfrytëzimit duke ju lejuar që të punoni në AutoCAD gjatë fazës së instalimit të programit. Me mënyrën e re të instalimit, numri tipik i veprimeve për të instaluar një produkt është zvogëluar. Ju po ashtu mund të përfitoni nga përmirësimet në performancën grafike dhe start tab të ri-dizejnuar i cili ju ofron mundësi që me lehtësi t’i qaseni dokumenteve dhe përmbajtjes tjetër drejt për së drejti nga Home Screen.

“Ne kemi për qëllim të krijojmë rrjedhë të punës moderne të ndërlidhur dhe të shfrytëzojmë automatizimin për të rritur kursimin e kohës, të përmirësohet saktësia dhe të përmirësohet bashkëpunimi kudo që ju jeni duke punuar,” cituar nga Marcus O’Brien, Drejtor Senior i menaxhimit të produkteve të Autodesk. “Ne jemi duke punuar që t’i ofrojmë shfrytëzuesëve tanë një përvojë projektuese të paparë në çfarëdo pajisje që ju e zgjedhni”.

AutoCAD 2022 për Mac dhe AutoCAD LT 2022 për Mac

AutoCAD 2022 për Mac dhe AutoCAD LT 2022 për Mac janë po ashtu në dispozicion, dhe ju mund të lexoni për tiparet e reja këtu.

Mëso më shumë dhe sprovoje AutoCAD 2022

Në AutoCAD 2022 janë përfshirë edhe tipare të reja shtesë dhe ato mund të gjinden në

Udhëzuesin “What’s New” me seksionin e ndihmës.

Filloni tani

Eksploroni tiparet e reja të qasjes në llogarinë tuaj të Autodesk dhe shkarkoni versionin e fundit.

Nëse ende nuk jeni abonuar, na kontaktoni si partnerë të autorizuar nga Autodesk për Kosovë dhe Shqipëri, për të ju asistuar në shkarkimin e versioneve provuese (trial) për 30 ditë shfrytëzimi të AutoCAD 2022 dhe AutoCAD LT 2022, apo për të marrë ofertën për AutoCAD 2022.