Tashmë është lansuar versioni AutoCAD 2023 i cili me veti sjell komanda të reja të zhvilluara enkas për të përmirësuar mënyrën e punës dhe bashkëpunimit tuaj me kolegët si dhe automatizimin e procesit të punës. Ju keni mundësi ta shfrytëzoni AutoCAD-in në pajisje të ndryshme përpos kompjuterit dhe tabletit, si në telefon celular dhe shfletues të internetit e që ju ofron fleksibilitet dhe punë mobile.

My Insights

Një karakteristikë e re e AutoCAD 2023 është shfrytëzimi i Machine Learning duke ju ofruar këshilla të dobishme në kohë dhe mjedis të përshtatshëm përmes të cilave ju keni mundësi që më shpejt ta realizoni ndonjë proces i cili përsëritet dhe në këtë mënyrë ju e përshpejtoni punën tuaj.

Informatori ju sugjeron komanda me të cilat ju keni mundësi punën ta kryeni më shpejt ashtu që ju do të i automatizoni proceset të cilat përsëriten ose do të ju ofrohen komanda të reja të cilat nuk i keni përdorur deri më tani.

Markup Import dhe Markup Assist

Pasi që vitin e kaluar ka dalur komanda e re Trace një mundësi e re është implementimi dhe dërgimi i komenteve te bashkëpunëtorët dhe pranimi i përgjigjeve shumë më shpejtë se sa më parë.

Tani keni mundësi që në mënyrë direkte ti futni në vizatime dwg komentet të cilat janë në formatin pdf ose ta merrni një print screen nga aplikacioni mobil dhe të njejtin ta inkorporoni në dwg. Më pas, AutoCAD do të ju ofron përgjigje në lidhje me Trace layer-in në vizatimi tuaj, si dhe duke e lexuar tekstin dhe objektet ju keni mundësi të i inkorporoni në vizatimin tuaj përmes vetëm disa klikimeve.

LISP API me mundësi çasje në web

LISP API nga tash është prezent në web aplikacionin për AutoCAD. Kudo që ju gjindeni, ju keni mundësi përmes LISP datotekave të automatizoni pjesë të caktuara të punës edhe në aplikacionin Autodesk web njejtë sikurse në programin AutoCAD desktop. Në linjën komanduese ju duhet ta shkruani LISP dhe përmes komandës Manage LISP ta lexoni datotekën. Kjo mundësi është ekskluzive vetëm për parapaguesit e Autodesk.

Azhurimi i komandave ekzistuese

Janë azhuruar disa nga komandat sikurse që janë Floating windows, Trace, Count, puna me faqe dhe shumë të tjera.

Floating windows është azhuruar me linjën komanduese kështu që tani ju mund ta vëreni në cilën dritare jeni duke punuar dhe mund të shtypni në linjën komanduese në dritare e cila është aktive. Po ashtu, ju mund të i krijoni dritaret çdo herë me madhësi të njejtë e cila ju përshtatet juve, ashtu që do të ja lehtësoni vetes punën duke pasur çdo herë dritare të organizuara njejtë në ekranin tuaj.

Komanda Count tash ka mundësi që ta automatizoj shënimin e blloqeve në pjesë të caktuar ose në tërë vizatimin, përmes menusë e cila do të identifikoj gabimet dhe do të ju udhëheq në vizatim.

Sheet Set Manager tash ju ofron mundësinë e hapjes së faqeve më shpejtë se në të kaluarën duke e shfrytëzuar platformën Autodesk Cloud, kështu që tash dërgimi i atyre faqeve te kolegët tuaj do të jetë më i shpejt dhe më i sigurt.

Përmes këtij azhurimi Autodesk e ka konfrirmuar që i ka dëgjuar komentet e shfrytëzuesve të vet duke e zhvilluar në këtë mënyrë të punuarit dhe ambientin e shfrytëzimit të AutoCAD.

Nëse ende nuk jeni abonuar, na kontaktoni si partnerë të autorizuar nga Autodesk për Kosovë dhe Shqipëri, për të ju asistuar në shkarkimin e versioneve provuese (trial) për 30 ditë shfrytëzimi, apo për të marrë ofertën për AutoCAD 2023.