Transformimi dixhital do të ishte një term më i mirë për atë çfarë është para nesh. Kjo natyrisht nuk përjashton BIM, sepse BIM është pjesë themelore e këtij procesi, por ekziston një problem i vogël me idenë e “kalimit në BIM”. Kalimi në BIM tingëllon si diçka përfundimtare, njëfarë gjendje në të cilën po futemi, sipas të kuptuarit të të tjerëve, relativisht shpejt dhe kur arrijmë atje, atëherë e kemi përfunduar detyrën. Fatkeqësisht, kjo gjë ka të bëjë shumë me bërjen e modelit të parë 3D dhe “hedhjen” e dokumentacionit. Megjithatë, BIM nuk është diçka përfundimtare. BIM është fillimi i një procesi që sot ka evoluar në diçka shumë më tepër sesa ideja bazë e BIM-it si një modeli të plotësuar me informacione. Prandaj, BIM nuk është një gjendje në të cilën do të kalojmë, por një proces në të cilin do të hyjmë. Sepse ajo çfarë nënkuptohet me BIM në vendin tonë është vetëm fillimi i BIM-it, por edhe sepse vetë BIM-i po zhvillohet dhe po merr gjithnjë e më shumë aplikime, të cilat shkojnë përtej asaj që ka qenë në fillim.

Transformimi DIXHITAL

Mendoj se futja e këtij termi është e përshtatshme, fillimisht sepse BIM është vetëm një pjesë e progresit të përgjithshëm, ashtu që nuk do të përqendrohemi vetëm në modelin dhe informacionet, por do ta shohim më lehtë gjithashtu pamjen më të gjerë që po ndodh në industrinë tonë.
Dixhitalizimi është një term i cili mund të jetë paksa i papërcaktuar, sepse ne kemi qenë dixhital në njëfarë mase për një kohë të gjatë. Kemi përdorur kompjuterë për dekada të tëra. Megjithatë, pjesët e procesit janë ende në formë letre edhe në pjesën e projektimit. Pikërisht kjo gjë e bën përparimin tonë shumë më të vështirë. Kryesisht për shkak të transmetimit dhe përdorimit të informacioneve. Ashtu që dixhitalizimi i vërtetë ka ende për të ardhur.

TRANSFORMIMI Dixhital

Por pjesa akoma më e rëndësishme e termit më duket se është ajo tjetra – transformimi. Mendoj se është e rëndësishme që të gjithë të kuptojmë se duhet të transformohemi nga një mënyrë funksionimi në një mënyrë tjetër të re. Ky ndryshim është diçka pa të cilën nuk mund të ketë përparim.
Ajo që për fat të keq është karakteristike, të paktën në fillim, shumica e implementimeve BIM në të cilët kam marrë pjesë është se ata që duan të prezantojnë mjete të reja nuk dëshirojnë të bëjnë ndryshime. Donin që BIM të na ndihmojë të jemi shumë më efikas, por me sa më pak ndryshime, dmth të mbajmë gjithçka ashtu siç ishte – vetëm të ndryshojmë mjetin. Rruga pa ndryshime është rruga më e lehtë – por rrugë pa shumë kuptim. Në një moment vendosim të investojmë jo vetëm burime financiare, por edhe kohën tonë në implementimin e diçkaje të re, por me idenë që ndryshimi të jetë minimal. Mua më duket si një strategji mjaft e keqe. Le të kujtojmë atë të famshmen – nuk mund t’i bëjmë gjërat në të njëjtën mënyrë dhe të presim rezultat të ndryshëm. Mendoj se është më mirë të shikojmë se çfarë mund të jetë më mirë në punën e përditshme dhe të shohim se si mund ta përmirësojmë atë me mundësitë teknologjike dhe të tjera që kemi sot. Cilat ndryshime janë të nevojshme për këtë dhe çfarë ndryshimesh të tjera mund të bëhen për të përmirësuar shtesë punën e përditshme.

Ndryshimi si parakusht

Të gjitha indikacionet tregojnë se për të qenë më efikas, duhet të ndryshojmë mënyrën se si kemi punuar deri tani. Pa këtë, nuk do të na ndihmojnë shumë mjetet e avancuara, madje as teknologjia moderne. Unë shpesh u them klientëve të mi se hapi i parë në BIM është vendimmarrja. Pa një vendim të fortë nuk ka implementim të parë të BIM-it. Por ky nuk është vendimi se do të blejmë mjetin BIM, por vendimi se do të pranojmë ndryshimin. Nga çfarë jemi të gatshëm të heqim dorë dhe çfarë të re të pranojmë në mënyrë që të jemi më efikas?

nga Vedran Oreshiq