Kemi pranuar që BIM është një standard i ri, i cili herët, apo diçka më vonë tek ne, do të marrë përparësi në projektet e ndërtimit. Madje kemi filluar të punojmë në mjetet BIM, por – asgjë nuk ka ndryshuar shumë. Pse? Implementimi i BIM-it në zyrë të caktuara është një gjë, kurse adoptimi i një mënyre të re pune në nivel të gjithë industrisë së ndërtimit është diçka tjetër. Ashtu që disa zyra tashmë përfitojnë shumë nga mënyra e re e punës, por në përgjithësi për të gjithë industrinë në vendin tonë deri më tani pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar. Një prej arsyjeve është e sigurisht edhe ajo – që kemi mësuar përmes situatës me koronën – se ende nuk jemi “vaksinuar” mjaftueshëm me BIM-in. Por kjo nuk është e vetmja arsye.
Teknologjia si një azhurnim
E dyta është se teknologjia në vetvete nuk është zgjidhje. Teknologjia është një përmirësim që mund të përshpejtojë dhe thjeshtojë disa zgjidhje dhe procese. Por këto zgjidhje dhe procese duhet të ekzistojnë paraprakisht. Sepse BIM është vetëm maja e piramidës, e cila që nuk mund të funksionojë pa bazë.
Parakushtet për BIM
BIM nuk fillon me implementimin e teknologjisë, por me vendimin që duam të ecim përpara. Që të gjithë duam të jemi më efikas, transparent, të organizuar, „të standardizuar“, më të lirë, më bashkëpunues, më të përgjegjshëm, më profesionistë… Dhe të marrim vendime më shpejt se sa më vonë.
Dëshirat në vepra
Pas vendimit, nëse vërtet duam të ecim përpara, do të duhet të vendosim rregullat, standardet, normat, klasifikimet, protokollet, udhëzimet dhe ndoshta edhe të ndryshojmë disa ligje. Besoj se me vetë këtë do të zgjidhim shumë gjëra që na pengojnë të jemi më efikas.
Le të shfrytëzojmë edhe teknologjinë
Kur t’i bashkojmë të gjitha dhe të adoptojmë koncepte të reja, atëherë mund të thërrasim teknologjinë për të na ndihmuar të automatizojmë, përshpejtojmë dhe lehtësojmë të gjitha këto. Sepse implementimi i teknologjisë pa adoptimin e koncepteve të reja nuk do të jetë shumë i dobishëm për ne.
BIM nga poshtë
Natyrisht, nuk duhet të presim që të ndodhë e gjithë kjo në mënyrë që të hyjmë individualisht në BIM. Sepse të gjitha këto rregulla gjithashtu nuk do të vijnë në jetë pa praktikë. Mendoj se do të ishte më mirë të takoheshim diku në mes. Sepse BIM do të marrë jetë në dritën e duhur kur të kemi këto „rregulla loje“ dhe kur do të ketë mjaft lojtarë për të luajtur sipas tyre. Është ende e rëndësishme që këto rregulla të jenë të përshtatura me terrenin vendas për të qenë nxitje, kurse jo kufizim. Vetëm kështu do të përfitojmë të gjithë së bashku nga të gjitha këto mundësi të reja teknologjike që na ofrohen.
Le të pyesim veten…
Sa për fillim, kështu do të mundeshim t’i shqyrtojmë se cilat janë gjërat që na pengojnë më së shumti në progres në këtë fushë. Mendoj se tani, kur po fillojmë të miratojmë disa zgjidhje të reja, është koha e duhur për këtë gjë. Po ashtu, mendoj se me këtë gjë do të duhet të merren një rreth më i madh njerëzish, sepse pritja që atë ta bëjnë „të tjerët“ nuk ka rezultuar si zgjidhje e shpejtë. E gjithë kjo natyrisht nëse kemi vendosur të bëjmë përparim.
A kemi vendosur?