BIM është bërë mjaft i njohur saqë kërkohet gjithnjë e më shumë edhe në projektet vendase. Por tani për tani, ata që e kërkojnë nuk e dinë se çfarë kërkojnë, ndërsa ata që e premtojnë nuk e dinë se çfarë premtojnë në të vërtetë. Por problemi më i madh është se asnjëri prej tyre nuk është i vetëdijshëm për këtë gjë. Të gjithë nënkuptojnë se BIM është diçka e vetëpërkufizuar, madje edhe se është pikërisht ajo që ata supozuan. Dhe se gjithë kjo është në rregull përderisa askush të mos ketë pritshmëri shumë të larta nga BIM-i. Le ta quajmë projektin – projekti BIM dhe të bëjmë gjithçka si më parë. Shkëmbejmë dokumentacionin 2D me e-mail dhe jemi të lumtur që jemi në BIM.

Kur projekti BIM bëhet projekti BIM

Por projekti bëhet projekti BIM vetëm atëherë kur të përkufizojmë se çfarë paraqet për ne në projekt konkret. Deri atëherë, është vetëm një dëshirë që do të qëndrojë vetëm në këtë. Nëse nuk përkufizojmë se çfarë është BIM në ndonjë projekt, atëherë ai mund të jetë çfarëdo gjë – ai që e kërkon nuk e di se çfarë do të marrë, ndërsa ai që e ekzekuton nuk e di se çfarë duhet të dorëzojë. Dhe përderisa askush nuk dëshiron ndonjë përfitim konkret nga kjo, ndoshta ajo mund të kalojë. Por nëse dikush pret të shfrytëzojë diçka nga BIM-i për projekt, atëherë do duhej të përkufizojë se çfarë ajo është dhe si të arrihet.

Nga përvoja e di që për fillim të gjithë e kanë më të lehtë të mos përkufizohet asgjë. Kjo gjë është më e shpejtë dhe më e lehtë. Projektin e nisim pa komplikime me besimin se gjithçka do të jetë ashtu siç duhet. Kryesisht sepse nuk dihet se çfarë mund të shkojë keq. Dhe sa më të ulëta të jenë pritshmëritë tona nga BIM-i, aq më pak i rëndësishëm është për ne.

Me BIM-in nga fillimi

Konkretizimi i BIM duhet t’i paraprijë kontraktimit të projektit dhe nuk mund ta lëmë atë të zgjidhet “në lëvizje”. Këto janë rregulla për të cilat të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të vetëdijshëm dhe në një farë mënyre të “angazhohen” që do t’i respektojnë që nga fillimi. Sepse perceptimi se si të përdoret BIM-i dallon tek gjithësecili, dhe ndërsa projekti po kalon, ashtu jemi – nëse nuk kemi vendosur rregulla të qarta – gjithnjë e më shumë larg ndonjë BIM të përbashkët. Pa rregulla të dakorduara për projektin, shpeshherë përballemi me dilemën nëse do të prezantojmë diçka të re në këtë orë për të cilën nuk jemi gati ose do të punojmë në mënyrën e vjetër “vetëm edhe këtë herë” ndërsa herën tjetër do të adaptojmë ndonjë mënyrë të re. Mund të merrni me mend se çfarë mbizotëron kryesisht.

Përvoja është e vlefshme

Fatkeqësisht, e gjithë kjo është pak më e vështirë për t’i shpjeguar kujtdo që nuk ka kaluar nëpër ndonjë projekt BIM në ndonjë formë. Roli im është t’i udhëzoj njerëzit se si duhet të duket dhe t’i ndihmoj ata ta arrijnë atë. Por pavarësisht përpjekjeve të mia, shumë shpesh ndodh që në fillim nuk ka kohë për të përkufizuar mjaftueshëm atë që ne do të donim nga BIM-i, por lehtësisht kalohet në projekt. Gjatë rrugës zbulohen gjëra të cilat nuk janë të përkufizuara dhe të cilat na shkaktojnë problem, dhe se zgjidhja e tyre sërish kërkon kohë, në momentin kur e kemi më së paku. Dhe kështu në fund shpenzojmë më shumë kohë sesa të kishim filluar siç duhet që nga fillimi, kurse rezultati është më i keq sepse nuk i’a kemi dalë mbanë/nuk kemi arritur të shfrytëzojmë potencialin BIM. Dhe po…zakonisht në fund të projektit vjen ajo thënia: “Eh, po të kishim punuar ashtu që në fillim…”.

Projekti i dytë me të njëjtët pjesëmarrës është tashmë shumë më i lehtë sepse të gjithë kanë një përvojë dhe njohuri se planifikimi i mënyrës së përbashkët të punës është vendimtar nëse duam të nxjerrim maksimumin nga kjo mënyrë pune.

Prandaj, më duket se roli i dikujt që e ka kaluar këtë proces në projekt është i rëndësishëm. I rëndësishëm për arsyen se vë në dukje gjërat e rëndësishme të cilat duhet të “vendosen” në fillim, por edhe sepse mund të përshtat” procesin BIM gjatë rrugës, sepse sado mirë ta përkufizonte veten në fillim, sërish është një gjë “e gjallë” që ndryshon gjatë projektit.

Natyrisht, fakti që nuk kemi asnjë rregull apo udhëzim “tonë” të përbashkët nuk na e lehtëson këtë proces. Kjo gjë e bën edhe më të rëndësishëm rolin e dikujt brenda kompanisë ose bashkëpunëtori të jashtëm që është i njohur me këtë problematikë. Dikush që do të krijojë dokumentet, të cilët përkufizojnë procesin BIM dhe do të udhëheqë atë drejt qëllimit të dëshiruar. Ky është ai pozicioni i menaxherit BIM i cili në vendin tonë është ende i reduktuar kryesisht në dikë që bën një model BIM.

Minimumi i BIM-it

Përkufizimi i vetë procesit BIM mund të jetë më i gjerë ose i thjeshtuar – në varësi të aspiratave – por disa gjëra themelore duhet të përkufizohen. Nëse nuk përkufizojmë asgjë saktësisht, sipas të gjitha gjasave atë edhe do të marrim.

Për fillim, mendoj se do të ishte mirë të pranonim se në projekt nuk duhet të kërkojmë BIM, i cili, të paktën në një farë mase, nuk pëkufizon se çfarë duhet të jetë dhe, nga ana tjetër, të mos pranojmë dorëzimin e BIM-it, për të cilin nuk e dimë se çfarë është. Unë sugjeroj të ndahet të paktën aq kohë që të gjithë pjesëmarrësit kryesorë që të ulen së bashku për Skype dhe të bien dakord për të paktën bazat për funksionimin e projektit BIM. Ndërsa ka nga ne që mund të ndihmojnë me këtë nëse është e nevojshme.

nga Vedran Oreshiq

Tips&Tricks për AutoCAD

Regjistrohu dhe merr FALAS libërthin me Tips&Tricks për AutoCAD.


Në këtë libërth janë të shpjeguara 34 këshilla dhe truqe, të cilat ju mundësojnë të bëheni një përdorues i fuqishëm i AutoCAD.


Krejt çka duhet të bëni për të marrë falas këtë libërth, është të shënoni e-mailin ku dëshironi që të pranoni libërthin në formatin PDF.


SHKARKO FALAS

Send download link to: