Si vazhdim i blogut: “BIM-in e duam apo nuk e duam?” unë ofroj disa përgjigje në rast se ndonjërit prej kolegëve të mi i mungon përgjigja për variantin “nuk e duam”. Unë gjithashtu e respektoj atë vendim. Nuk kam dilema, madje as dëshirë për të bindur dikënd për BIM. Sot, gjithsecili mund të vjen deri tek informacione të mjaftueshme vetë për të vendosur nëse don apo nuk don. Nëse don, do të jetë kënaqësia ime nëse mund të ndihmoj për ta bërë atë sa më të lehtë të jetë e mundur, por nëse nuk don…gjithashtu ok. Sepse mund të mos jetë zgjidhja dhe rasti më i mirë për gjithësecilin.
Prandaj, mos e merrni shumë seriozisht vazhdimin.
Nuk duam në BIM
Kjo është një përgjigje e shkëlqyer për gjithsecilin që për ndonjë arsye nuk është ende gati. Kërkon përpjekjen më të vogël. Ndonjëherë justifikohet, ndonjëherë jo, por në çdo rast harxhon më pak burime dhe energji. Nuk e shpenzojmë kohën tonë dhe as të të tjerëve për dilema apo bindje. Ndoshta jemi të vetëdijshëm për përfitimet, por kemi vendosur se këto përfitime nuk janë për ne.
Nuk është për ne
Aftësia për të punuar me mjete tradicionale është aq e madhe saqë mund të zëvendësojë të gjitha përparimet e teknologjisë në 20 vitet e fundit. Shija e rishkrimit manual të informacioneve dhe shpjegimi i asaj se çfarë në fakt menduam bazuar në dokumentacionin 2D nuk mund të zëvendësojë ndonjë softuer të rinj, i cili po ashtu na privon nga liria gjatë projektimit.
Duam, por…
Kjo është një përgjigje e shkëlqyer nëse doni t’ia hedhni përgjegjësinë dikujt tjetër. Është një nga më të zakonshmet dhe në vazhdim vjen përfundimi se tani nuk është momenti i duhur për këtë. Nëse doni të thoni më në detaje pse unë sugjeroj disa nga më të zakonshmet: nuk kemi kohë për momentin, do të jemi të vetmuar sepse asnjë nga bashkëpunëtorët nuk punon në BIM, ose mund edhe ajo se është shumë i shtrenjtë.
Nëse pranojmë
Kjo përgjigje tashmë ngjall shpresë. Kjo tregon se jeni të vetëdijshëm se kjo është diçka që është në trend dhe se ju e mbështesni atë. Thjesht nuk ka ardhur mundësia e duhur… ende. Por sapo të vijë, jeni gati për të nxituar në të. Idetë për mundësitë janë: projekti i duhur për të implementuar atë, softueri më i lirë, apo puna që do të humbisni nëse nuk jeni në BIM,…
Do të duhej
Kjo përgjigje është paksa e ndërlikuar, ashtu që nuk do t’ju rekomandoja. Zbulon dobësi ose frikë. Supozon se e dini se është e mirë për juve, por për ndonjë arsye nuk jeni lëshuar ende në të dhe se kjo gjë ju mundon në vete. Ndoshta vetëm nëse gjeni ndonjë arsye të mirë pse nuk e keni bërë ende, atëherë mund të kalojë. Megjithatë, ju sugjeroj që të përdorni “do të duhej”.
Ne jemi në BIM tashmë prej vitesh
Kjo është një nga të preferuarat e mia. Kjo është për ata që kanë blerë softuerin disa kohë më parë dhe që mundësisht kanë instaluar atë. Nuk është e domosdoeshme të dini se si ta përdorni atë. Sugjeroj të përfshini disa terma të tjerë të BIM-it në fjalorin tuaj për ta bërë atë të duket edhe më bindës. Jeni në terren të rrëshqitshëm nëse hasni në dikë që ka instaluar veglat BIM disa vite para jush. Sepse më pas ai ka punuar në BIM ndërsa nuk ka pasur BIM si i tillë, ashtu që jeni me vonesë.
Shkojmë në BIM
Kjo vlen për ata që tashmë kanë investuar shumë burime për të qenë në BIM. Zakonisht, tashmë ekzistojnë mjete që përdoren në një farë mase. Por nuk ekziston vendimi i qartë se është një mënyrë pune, nuk ekziston një qëllim apo plan. Diçka po prodhohet në mjetin BIM, por nuk po shihet kurrfarë përfitimi. Në çdo hap shtrohet pyetja nëse është më mirë se mënyra tradicionale e punës apo jo? Shkurtimisht, ideja është aty, por të gjitha veprimet janë kundër zbatimit të saj.
Kemi tentuar, por…
Kjo vlen për ata që kanë vendosur se kjo është zgjedhja e duhur dhe koha e duhur. Por që u përmbahen fort proceseve të vendosura dhe që nuk mund të pranojnë ndryshimin në asnjë mënyrë. Justifikimi tipik është se ata janë plotësisht për një ndryshim, por nëse gjithçka do të mbetet ashtu siç ka qenë deri më tani. Sepse “kështu është bërë për dekada të tëra” apo edhe më e preferuarja ime: “Si do ta përdorë atë ajo zonja e bashkisë apo ai punëtori në kantier?”
Zyrat e BIM-it
Nëse ky është rasti juaj, atëherë për fat të keq nuk do i’a dilni mbanë të bindni askënd që nuk do ta bëni, ashtu që më mirë të heshtni përgjigjen.
Mjeti është aty dhe përdoret në mënyrën e duhur. Proceset janë komplekse. Nuk është e diskutueshme se si dhe pse punojmë në BIM sepse jemi të vetëdijshëm se sa më efikasë jemi që punojmë në këtë mënyrë. Askush nuk na detyron ta bëjmë këtë, por e bëjmë për të mirën tonë. Dhe nuk mendojmë të kthehemi në të vjetrën. Investimet në mjete dhe arsim janë rikthyer përmes efikasitetit dhe vendeve të reja të punës. Nuk e shohim BIM-in si një kosto, por si një pjesë të domosdoshme të procesit. Dhe çdo projekt i ri është një mundësi për të përmirësuar diçka tjetër.
nga Vedran Oreshiq