Edhe pse qeveritë tradicionalisht janë të ngadalshmë për të adaptuar mënyra të reja sidomos kur është fjala për dixhitalizim, shumë agjenci shtetërore në botë janë duke e bërë këtë hap me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe kursimit të kohës dhe buxhetit.
Praktikat më të mira për transformimin dixhital në qeveri mund të lidhin zona dhe ekipe të largëta duke i mundësuar ata për të qenë në hap me çdo aspekt të projektit pa pasur nevojë për kontakt fizik. Në këtë mënyrë duke e rritur edhe besueshmërinë në mënyrat dixhitale të punës.
Iniciativat kombëtare sikurse ajo e Administratës Federale të Autostradave “Çdo ditë ka rëndësi” janë duke e përshpejtuar inovacionin dixhital në Departamentin e Transportit (DeT).

Linjat buxhetore tipike për infrastrukturë për të i marrë në konsideratë janë: beton, asfalt, armature dhe letër. Sipas inxhinierit ndërlidhës në Departamentin e Transportit vetëm shpenzimi për letër për projekte infrastrukturore tipike është 9,000 USD.
Në DeT dhe agjencitë e tjera të interesuara për zhvillimet aktuale e shohin ngritjen e  efikasitetit dixhital si mënyrë për të arritur më së shumti nga paraja publike dhe janë në tranzicion drejt menaxhmentit dixhital të projekteve për ndërtim dhe mirëmbajtje.

Këto ndryshime janë përshpejtuar nga pandemia COVID-19, e cila e ka obliguar pjesën shtetërore të DeT të tejkaloj indiferencën e tyre nga puna prej së largu dhe pengesat nga protokolet e tyrë të sigurisë. Ata, pas këtyre ndryshimeve kishin mundësi të marrin këdo që mund të punoj nga shtëpia ashtu që ta rregulloj sistemin dhe të lidhet në server. Si rezultat, ekipet e ndërlidhura janë duke projektuar dhe modeluar në 3D me efikasitet shtesë.

Modelet e punës nga larg të implementuara nga pandemia e kanë obliguar DeT të tejkaloj zonën e komoditetit.

Disa programe kombëtare në DeT e kanë inkurajuar kalimin dixhital, duke ofruar buxhet në nivel shtetëror. “Çdo ditë ka rëndësi” nga Administrata Federale e Autostradave ka identifikuar procese të reja të transportit në nivel lokal dhe shtetëror, i ka shpërndarë te agjencitë e tjera tranzitore dhe ka përcaktuar qëllimet e adaptimit.
Këshillat Shtetëror të Inovacionit në Transport kanë implementuar inovacionet tranzitore duke bashkuar agjencitë publike lokale, udhëheqësit nga DeT, industrisë dhe akademisë. Programi vie me kosto buxhetore përkrahëse të dedikuar prej 100.000 USD për vit për të standardizuar inovacionin.

Me këtë, udhëheqësit e ndryshëm nga DeT kanë cekur katër praktikat më të mira për shfrytëzimin e të dhënave dhe për të ndërlidhur të gjithë.

1. Shfrytëzimi i veglave dixhitale për bashkëpunimin në ekip

Departamenti Shtetëror i Transportit është i angazhuar në disa projekte njëkohësisht si me kontraktorë, nën-kontraktorë dhe komuna të përfshira, që shtrihen në qindra ose mijëra kilometra katrorë. Informimi i të gjitha palëve në kohë reale paraqet ngritje logjistike të konsiderueshme. 

Në New Mexico, projektet zhvillohen kryesisht në zona rurale. Një inspektor i cili duhet të kthehet në zyrë për të përfunduar raportin ditor të punës mund të shpenzoj nga një orë vozitje në secilin drejtim. Duke e shfrytëzuar PlanGrid nga Construction Cloud i Autodesk – aplikacion i integruar në AutoCAD dhe Revit për menaxhimin e qasjeve, veglave dhe për shënim ofrohet zgjidhje në kërkesat për informim (Request for Informatin-RFI), në këtë mënyrë zyrtarit i zvogëlohet kalimi i kohës në zyrë dhe i ofrohet mundësia për të kaluar më shumë kohë në punishtë.

2. Vlerësoni teknologjinë aktuale ashtu siç është

Gjatë adaptimit të platformave të reja të teknologjisë, DiT duhet të i parashtroj kërkesat e veta teknologjike ne vend të zhvillimit të produkteve të caktuara për të i ndërtuar nga fillimi ose për t’i shtuar në platforma të vjetra, teknologjikisht të tejkaluara.

Kur ne e shohim teknologjinë, ne sigurohemi që po e ndryshojmë procesin dhe se jemi duke shfrytëzuar softuer që janë të zakonshëm për përdorim sa më shumë që është e mundur. Në vend se të shfrytëzohen softuer arkaik, softuer të ndryshëm në procese, DiT ka përvetësuar teknologjinë aty ku është, duke shfrytëzuar zgjidhje të cilat janë zhvilluar për këtë qëllim.

Kjo çasje ka rezultuar në produkte me përkrahje më të mirë e cila e shtyn stafin drejt standardeve të industrisë. Për përkrahje më të mirë, DiT duhet të zhvilloj proceset e tyre në teknologjinë ekzistuese përkundër krijimit të veglave sipas nevojës individuale.

3. Shfrytëzimi i veglave dixhitale nga aspekti i besueshmërisë së të dhënave

Inxhinierët dhe arkitektët janë çdo ditë e më komod me projektet dixhitale, e që fatkeqësisht nuk është rasti edhe me fazën e ndërtimit. Kjo shkëputje mund të kompromitoj besueshmërinë e kalimit nga modeli dixhital te puna gjatë ndërtimit, e që për pasojë ka humbje të kohës dhe shpenzim të parave.

Ju keni projekt me të gjitha informatat, të gjitha të dhënat e asaj që është duke u ndërtuar, dhe më pas ne nuk i shfrytëzojmë ato pasi që nuk e ndërlidhim me fazën e ndërtimit. Ne nuk kemi platformë për të i ndërlidhur. Ne i dorëzojmë dhe aty për aty humb niveli i informatave dhe të dhënave. Faktori njeri, domosdo, lë hapësirë për gabim. Komunikimi është çelësi i besueshmërisë së të dhënave duke ofruar pamje transparente në punën e të gjitha ekipeve. Ju duhet të gjeni mënyrat për të zvogëluar mënyrat tradicionale të komunikimit. Kur i pranoni këto dokumente të bashkangjitura në email, nuk është çdo herë e qartë nëse versioni i bashkangjitur është version i fundit. Kështu zvogëlohen paqartësitë dhe hapësira për gabime të mundshme.

Lidhja e objektit të ndërtuar me modelin dixhital të projektuar i bën më të besueshme të dhënat nga modeli deri te puna për ta ndërtuar.

4. Shfrytëzimi i Pilot Proceseve

Shfrytëzimi i teknologjisë më të fundit nënkupton procese, hieararki dhe marrëdhënie të reja, një ndryshim në kulturën e punës e kjo mund të arrihet nga procesi me katër hapa të zvilluar në VDOT nga Clifford.

a.Hapi i parë është testimi në terren i teknologjisë së re. Sipas Clifford në fazat fillestare, VDOT e teston shfrytëzuesin me nivele të ndryshme të teknologjisë për t’u siguruar që është funksionale për të gjithë.

 b. Hapi tjetër i zhvillon praktikat më të mira dhe ekspertizën përbrenda shfrytëzuesve, që të dyja përbrenda dhe jashtë administratës qendrore.Pasi që DiT e kupton çka është funksionale, ata mund të i përcaktojnë standardet për shfrytëzim më të gjerë.

c.Hapi i tretë është parashikimi i vlerës, e cila përmban një analizë formale  të kthimit të investimeve (Return of Investment-ROI) sikurse që janë matjet nga përvoja e shfrytëzuesve. Hapi përfundimtar i ngrit veglat në nivel shtetëror, me orare të detajuara dhe procedura trajnuese.

Adaptimi i veglave dixhitale sikurse që janë tabletët sjell risi efikase në punën në punishtë. VDOT e ka lëshuar pilot programin e bazuar për tablet për inspektime në 50 projekte. Këto vlerësime të hershme e kanë lehtësuar punën për adoptim në nivel më të gjerë. Veglat dixhitale kanë kursyer gati katër orë në javë, duke i mundësuar inspektorët që ato katër orë të i shpenzojnë në punishte.

Në një pilot projekt tjetër, është shfrytëzuar PlanGrid dhe një flotë e iPads nga kompania Apple për të i shtuar adaptimet përgjatë aksit rrugorë të kërkuara sipas Ligjit Amerikan për të Hendikepuarit. Kjo është përfunduar 15 ditë para afatit kohorë dhe kështu janë kursyer 20,000 USD, dhe duke shpenzuar vetëm 11,000 USD paraprakisht në licensa dhe pjesë harduerike. Nëse kjo do të implementohej në nivel shtetëror, kursimi do të mund të jetë deri 75,000 USD për vit për zyre projektuese.

Pilot proceset po ashtu do të mund të ndihmojnë agjensionet për të lehtësuar frikën nga adoptimi i teknologjisë. Teknologjia nuk i zëvendëson njerëzit por i përkrah dhe i ndihmon ata për ta kryer punën e tyre më mirë se sa deri më tani. “Mua nuk më nevojiten punëtorë teknik të cilët do të mund të fusin vlera në Excel. Mua më nevojiten inspektorë të cilët do të më informojnë se çka është duke u bërë si duhet në punishtë dhe çka jo. Qëllimi është që të zvogëlohet ngarkesa administrative në njerëz dhe t’u ofrohet hapësirë për të kryer punën e tyre me efikasitet.”

City Computer që nga viti 2013 është partner zyrtar i Autodesk për Kosovë dhe Shqipëri. Na kontaktoni për të ju asistuar në shkarkimin e versioneve provuese (trial) për 30 ditë shfrytëzimi, apo për të marrë ofertat për programet Autodesk.