Marrja e vendimeve më të mira gjatë projektimit
Kompanitë sikurse ju janë në kërkim të mënyrave për menaxhim të të dhënave dhe bashkëpunim më të lehtë në projekte pa marrë parasysh cilën qasje e përdorni për projektim.
Me kompleksitetin dhe detajizimin e projekteve në rritje si dhe me zgjerimin e tregut konkurrues ju duhet zgjidhje e cila është fleksibile, ndërlidh ekipet tuaja, të dhënat dhe afatet e kryerjes së punëve, dhe përfundimisht ofron një raport adekuat. Ju keni nevojë për një zgjidhje e cila ju ndihmon që më shpejt dhe me përfitim më të madh të ofroni projekte më përmbajtësore.
Kjo arrihet me projektim duke shfrytëzuar një platformë të vetme përgjatë fazës së projektimit dhe ndërtimit në këtë mënyrë duke ju ofruar kontrollë mbi kualitetin, koston dhe afatet e kryerjes së punëve si dhe përmbushjen e kërkesave të klientit përmes AEC softuerit i cili ju mundëson ti hapni dyert e kreativitetit dhe zgjidhjes së problemeve.
Kanalizoni dhe koordinoni ekipin
Ndërtimtaria është industri me rreziqe. Autodesk BIM Collaborate është zgjidhje për bashkëpunim dhe koordinim të fazave të projektit e cila e mundëson ekipin projektues të arrij zgjidhje të harmonizuar në ekzekutimin e projektit duke e menaxhuar tërë procesin e bashkëpunimit dhe koordinimit.
Përmes BIM Collaborate ekipet së bashku mund të shkurtojnë kohën e nevojshme për punë dhe të përmirësojnë kualitetin e projektit, si pjesë e një zgjidhje cloud-based në mjedis të sigurt dhe të përbashkët të të dhënave, me qasje të bazuar sipas roleve, nevojës për rishikim të modelit, për vendimmarrje në lidhje me projektin, analizën e ndryshimeve dhe zbulimin e elementeve, që ndeshen në atë mënyrë që të arrihet vendimmarrje më e mirë, modifikime më të vogla, përmirësim i produktivitetit dhe përshpejtim i finalizimit të projektit.
Shfrytëzoni veglat e fuqishme 3D të cilat detektojnë konfliktet, gabimet dhe lëshimet. Proceset komplekse shoqërohen me gabime të cilat do të mund të rezultojnë në tejkalimin e afateve apo buxhetit. Përmes proceseve të bazuara në BIM ju do të mund të i përcaktoni me saktësi rezultatet e parashikuara para fillimit të fazës së ndërtimit.
Duke e pasur parasysh ndërtimin si fazë finale
Koordinoni me efikasitet duke filluar nga projektimi deri te ndërtimi duke zvogëluar rreziqet, minimizuar kërkesat për informata dhe duke u siguruar në realizimin e ndërtimit të objektit.
Përmes automatizimit me projekt inteligjent të bazuar në model ju keni rastin të përqëndroheni në sfidat e rëndësishme të projektit. Përmirësim të efikasitetit duke shfrytëzuar simulimin e afateve dhe kostos, si dhe duke kryer punën tuaj në cloud. Kjo do të thotë kohë më të shkurtër të sinkronizimit, bashkëpunim më të lehtë në distancë, përmirësime të rregullta dhe azhurnime, e që e tëra sjell zvogëlim direkt të shpenzimeve në biznesin tuaj.
Siguria me tetëmbëdhjetë nivele të lejeve për qasje ju ofron siguri që njerëzit e duhur janë në dokumentin e duhur, në kohën e duhur dhe kështu shmangen konfliktet e qasjeve. Gjithashtu, Autodesk Construction Cloud është vërtetuar të jetë një vend i sigurt për të ruajtur dhe qasur në të dhëna, pasi që është krijuar për të zbatuar praktikat më të mira. Autodesk e merr seriozisht përgjegjësinë për mbrojtjen e të dhënave tuaja.
Rritja e fleksibilitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave tuaja është jetike për biznesin tuaj. Në Autodesk, jemi të përkushtuar të ofrojmë një rrjet të qëndrueshëm për t’u siguruar që ju të mund të përdorni ato që ju nevojiten sa herë që ju nevojiten.
Filloni tani
Eksploroni tiparet e reja të qasjes në llogarinë tuaj të Autodesk dhe shkarkoni versionin e fundit.
Nëse ende nuk jeni abonuar, na kontaktoni si partnerë të autorizuar nga Autodesk për Kosovë dhe Shqipëri, për të ju asistuar në shkarkimin e versioneve provuese (trial) për 30 ditë shfrytëzimi, apo për të marrë ofertën për AEC Collection.