I pari nga një seri e tërë artikujsh i cili më parë mund të rradhitet nën temën BIM4them sesa BIM4me.Dhe ndërsa ne ende po luftojmë me konceptin e BIM-it dhe po përpiqemi të mbledhim informacione rreth objektit në modelin BIM, për disa kjo gjë është normale. Ajo për çfarë mendohet tani është – ok, i kemi informacionet, si mund t’i përdorim ato në mënyrën më të mirë të mundshme tani? Kështu BIM nga ajo ideja fillestare, modeli 3D i pasuruar me informacione, sot ka ardhur deri tek ideja e menaxhimit cilësor të informacioneve rreth objektit gjatë tërë jetëgjatësisë së tij. Informacioni tashmë është në planin e parë, ndërsa modeli po përmendet gjithnjë e më pak. Vizualizimet e bukura fotorealiste në prezantimet BIM janë zëvendësuar me tabela me grafikë, të cilat tregojnë informacione të ndryshme që kemi për ndërtimin.
BIM-i si një normale e re
Sot jemi dëshmitarë të zgjidhjeve të ndryshme që përdorin informacionet e mbledhura për të qenë sa më efikas, por mendoj se në të ardhmen na presin akoma më shumë surpriza. Në shembuj të ndryshëm rreth nesh shohim se si përdorimi i informacioneve dhe aplikacioneve inteligjente ka ndryshuar disa industri. Të njëjtat përmenden gjithmonë si Uber, Amazon,… por sot ka vërtet përparim. Ashtu që nuk do të kursehet as industria jonë.
Pasi të pranojmë BIM-in si diçka normale, atëherë mund të fillojmë të mendojmë se si ta përdorim atë në avantazhin tonë. Sepse herët apo vonë do të shfaqet ndonjë Uber, Glovo apo ngjashëm dhe në profesionin ose industrinë tonë, të cilit nuk do të jemi në gjendje t’i bëjmë paritet, prandaj është më mirë të fillojmë të mendojmë për këtë gjë me kohë.
Jemi në fillim
BIM-in – si një mjet i cili na ka mundësuar që informacionet të bëhen të disponueshme – duhet ta kuptojmë si fillimin e një revolucioni dixhital në industrinë tonë, ndërsa jo si një qëllim i cili arrihet me blerjen e mjeteve BIM. Hipja në trenin e informatizimit është arsyeja pse të gjithë duhet të mblidhemi sa më parë në BIM, ndërsa jo vetëm për ta bërë më të lehtë arritjen e p.sh. vlerësimit të kostos. Sa afër apo larg është ajo nuk e di, por normalja e re na ka treguar se disa gjëra mund të ndodhin edhe brenda natës. Dhe se disa janë më të gatshëm për këtë gjë se të tjerët. Unë thjesht do të thoja që një ditë kur të kuptojmë se BIM është rruga për të shkuar, atëherë jemi pikërisht në fillimin.
Ndërsa tani mund të flasim përsëri pak edhe për trashësitë e linjave dhe si është i shtrenjtë softueri.
nga Vedran Oreshiq